Adoleshenti,Ëilliam Quince Colburn III nga Teksasi, vrau motrën dhe prindërit e tij dhe pasi postoi fotografi të trupave të tyre në mediat sociale, kërcënoi se do të vazhdonte dhunën në një shkollë.
Policia gjurmoi adoleshentin në një park automjetesh të mërkurën pasi u njoftuan për imazhet në mediat sociale. Ata i kërkuan të dilte jashtë shtëpisë së tij, por ai nuk pranoi. Më pas ata dëgjuan një të shtënë me armë.
“Hymë menjëherë dhe zbuluam skenën e shpërndarë në mediat sociale. Adoleshenti u gjet gjithashtu i vdekur nga një plagë me armë zjarri. Në total, hetuesit gjetën 4 trupa të vdekur dhe 2 qen të ngordhur“, tha Departamenti i Policisë i Aransas Pass në një deklaratë.
Trupat u identifikuan si babai, William Colburn Jr, e ëma Jana Colburn dhe motra, Emma Colburn, 13. Mahria Batts, motra e madhe po mbledh fonde për funeralin e anëtarëve të familjes. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga ngjarjet që kanë ndodhur sot. Ashtu si shumë në komunitet, ne jemi të lënduar, të zemëruar, të trishtuar dhe mbi të gjitha, ndihemi bosh. Ne duhet të festonim sot ditëlindjen e 53 -të të nënës sonë. Në vend të kësaj, ne duhet të mendojmë për funeralin e tyre”, tha ajo për The Independent.