Avokatja Adriana Kalaja ka folur pak orë pas përfundimit të protestës së Berishës lidhur me gjyqin për vulën e PD-së.
Sa i takon pranisë së përfaqësuesve të ambasadës amerikane, Kalaja tha se duhet të distancohen, madje e ka cilësuar edhe si gafë.
“Ambasada amerikane duhet të distancohet sesi përfaqësues të ambasadës shkojnë të marrin pjesë në gjykim për një parti politike. S’kanë asnjë arsye, e dënoj me shumë forcë.
Ka bërë një gafë të madhe, është një akt i turpshëm.”- tha Kalaja në Report tv.
Por praninë e të rinjve të FRPD-së dhe të Rudina Hajdarit në Apel, Kalaja e sheh si normale.
“FRPD kanë shkuar aty dhe kanë bërë gjënë më normale ashtu sikurse edhe Rudina Hajdari. Këtë deshte Rama, ta çonte në Gjykatë protestën, por ne vepruam me pjekuri politike. Ne bëmë një protestë, vetëm kundër Edi Ramës.”- tha Kalaja.
