Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Aeroporti i Vlorës, operacional verën e 2025”, Rama liston projektet në infrastrukturë

12:29 / June 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka bërë një “panoramë” të plotë të punëve në infrastrukturë. Nga tuneli i Llogarasë, Korridori Blu e deri te portet, ai theksoi se janë vënë në jetë projekte që deri pak kohë më parë as nuk ishin imagjinuar. Sipas Ramës, e gjithë puna në këtë sektor do ketë përfunduar brenda dekadës.

“Korridori Blu i miratuar nga BE, ka mbaruar puna në shumë segmente”
Edi Rama: Duke filluar nga tuneli i Llogarasë, një zotim legjendar i të gjitha forcave politikë në të gjitha fushatat që këtë sezon do jetë i kalueshëm. Duke vazhduar me Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur të trupit të mrekullueshëm të Shqipërisë, duke vazhduar me aksin Thumanë-Kashar, jashtëzakonisht i rëndësishëm për vetë faktin që prurja e lartë e automjeteve nga veriu drejt Tiranës, apo më tutje në jug gjatë sezonit bëhet e papërballueshme. Vjet ka qenë një torturë për udhëtarët, por njëkohësisht është pjesë e Korridorit Blu.

Një tjetër projekt i përqeshur kur ne e prezantuam, sot jo vetëm është i miratuar si pjesë e korridoreve të BE, por po ndërtohet. Në ditët në vijim nis puna për segmente të tjera, Kashar-Lekaj që do bëjë të mundur një autostradë terësisht të re, për të lidhur Tiranën me Rrogozhinën dhe pastaj Lekaj-Fier. Rrugët ekzistuese do jenë rrugë alternative. Pastaj Thumanë-Milot për të përfunduar me hapjen e garës në fund të këtij muaji për Milot-Balldren. Balldren-Muriqani pastaj për lidhjen me Malin e Zi.

Punimet e Aeroportit të Vlorës, tha se do përfundojnë brenda vitit.

“Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do përfundojë punimet brenda vitit, do kalojë te testi dhe certefikimit në 6 mujorin e vitit tjetër dhe me ndihmën e Zotit do jetë operacional në sezonin e ardhshëm me një operator që vetë emri i thotë të gjitha: Aeroporti i Mynihut. Do hapet gara për Aeroportin e Gjirokastrës, kemi arritur në konkluzionin se vendi më ideal për nevojat e aviacionit është Gjirokastra. Ndërkohë që infrastuktura e re lidhëse me Sarandën e bën një aeroport brenda parametrave të kërkuar nga hotelet me 5 yje.”

“Ka nisur puna për portin e Durrësit dhe Vlorës”
Edi Rama: Në fund, dua të shtoj edhe portet. Ka filluar puna për portin e Durrësit, të Vlorës. Jemi në pritje të përfundimit të një absurdi lidhur me limannin e Sarandës një absurd i natyrës juridike. Por në fakt është shumë më pranë letërsisë surrealiste sesa letërsisë juridike. Jemi optimist që me hapjen e porteve turistike, kuadri do jetë jo vetëm i plotësuar, por edhe kemi rritje të ndjeshme të përmuajshme të numrit të kontratave të hoteleve me 5 yje.

“Qershia mbi tortë” sipas kreut të qeverisë është Tirana.

“Deri para sa vitesh ishte një qytet që zbrazej terësisht në verë ose banohej nga ata që duhet të jenë këtu për të kryer punë të caktuara. Apo nga ata që e kanë të pamundujr të bëjnë pushime. Sot Tirana rritet në numër në verë, për shkak të turistëve.”

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.