Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 1784798821xwhatsapp image 2026 07 23 at 112358 976
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kundërshtoi në Kuvend kërkesën e opozitës për zgjatjen e afatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, duke argumentuar se mandati i tij ka përfunduar dhe nuk mund të zgjatet.

Ai përdori edhe krahasimin me një udhëtar që kërkon të hipë në një tren të humbur, për të ilustruar se procesi nuk mund të kthehet pas.

“Ky komision nuk mund të ringjallet më. E ka mbaruar mandatin e vet. Vota jonë është kundër kërkesës për zgjatjen e një afati që ka skaduar dhe nuk mund ta shkelim rregulloren”, deklaroi Balla.

Ai sqaroi gjithashtu se seanca kishte si qëllim dëgjimin e gjetjeve të komisionit dhe jo miratimin e reformës së re administrativo-territoriale, duke shtuar se më pas çdo grup parlamentar dhe çdo deputet do të ketë mundësi të paraqesë propozimet e veta.

Fjala e plotë:

Kërkesa e sapo parashtruar i ngjan kërkesës së një udhëtari që ka humbur trenin një javë më parë, dhe vjen pas një jave dhe thotë: “Dua të hipi në trenin që kam humbur para një jave.” Ndërkohë që ky është një proces i cili nuk mund të kthehet mbrapsht, për shkak se ky diskutim mund të ishte bërë në këtë sallë një javë më parë, kur për ironi të fatit të kërkuesit, ky kuvend u gjend para dy situatave pothuajse të ngjashme.

Kishte një komision të posaçëm për reformën zgjedhore, dhe një komision të posaçëm për reformën administrative territoriale. Bazuar në të njëjtën formë vendimi dhe, ju lutem, edhe për kulturë kur citoni vendimet, duhet t’i citoni të dyja vendimet sepse kemi vendimin 75, por kemi edhe vendimin 78 kur hamendësuam ngritjen e komisionit për t’i dhënë mundësinë e vetos tetëshes tuaj në komision.

Në rastin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore kishim një kërkesë nga të dy bashkëkryetarët të firmosur dhe e votuar me konsensus edhe pse ju nuk ishit në sallë. Edhe pse ju nuk ishit në konferencë të kryetarëve. Në rastin tjetër nuk kishim një kërkesë. Nga të dy bashkëkryetarët, siç e kemi te vendimi 78, dhe sot gjendemi para një kërkese që ka ardhur nga njëri nga bashkëkryetarët i përcaktuar në vendimin 75, kur në fakt në vendimin 78 kërkohet që duhet të vijë nga të dy bashkëkryetarët.

E megjithatë, megjithatë, unë besoj që të gjithë e dimë fare mirë sot ne jemi përgatitur për të dëgjuar gjetjet. Dhe këtë diskutim e kemi bërë një javë më parë sa në skenarin, e kemi bërë para tre ditësh përsëri në seancë plenare, dhe gjithë Shqipëria e di që sot kuvendi i Shqipërisë do të dëgjojë nga të dy grupet: grupi i maxhorancës, por edhe grupi i opozitës, edhe pse në rastin në fjalë në komision jemi tetë me tetë, do të dëgjojmë gjetjet dhe një gjë për qytetarët: kjo nuk do të thotë që sot do të miratohet reforma e re administrative territoriale. Sot do të dëgjohen gjetjet dhe më pas të gjitha palët politike, madje edhe çdo deputet nëse do, mund të vijë me propozime të veta sa i përket….

Por ky komision nuk mund të ringjallet më. E ka mbaruar mandatin e vet. Nëse do të kishin qenë kaq seriozë me anëtarët e Partisë Demokratike, me pushtetin vendor, nuk kishit munguar në datë 16, kishit ardhur këtu në datë 16, e kishim diskutuar, nuk kemi sot ende një arsye përse keni munguar në datë 16, prandaj treni treni i orës 7 pa 5 ka ikur ju e keni humbur trenin, biletë tjetër nuk ka kështu që ju ftoj shumë ju ftoj me mirësi t’i dëgjojmë të dy bashkëkryetarët, koha pa limit në kuptimin si e ka rregullorja edhe të shkojmë përpara se sot kemi dhe plot çështje të tjera shumë faleminderit vota jonë kundër kërkesës për zgjatjen e një afati që ka skaduar dhe nuk mund ta shkelim rregulloren.

balla kunder mandatit shtyrjes territoriales
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit qëllojnë me sende të forta në drejtim të policisë, 6 efektivë të plagosur

12:48 / July 23, 2026

Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision

11:23 / July 23, 2026

Protesta vijon jashtë Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë e shishe policinë

11:14 / July 23, 2026

Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

10:54 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.