Ndonëse sezoni i Bricjapit përfundoi disa javë më parë, ka të ngjarë të ndikoheni ende, edhe pse për momentin jemi në muajin e Ujorit. Do të përjetoni një shije të shije të muajit të Bricjapit pasi Afërdita hyri në këtë shenjë të zodiakut dy ditë më parë.
Dashi
Afërdita në Bricjap do t’ju ndihmojë të ndryshoni për mirë marrëdhëniet në sferën
profesionale. Qëndrimi i zjarrtë shpesh ju hap telashe, megjithëse she/ja është
treguar i/e buzëqeshur me ju së fundmi. Një shef/e i/e lumtur = llogari bankare
e lumtur! Do të ndiheni më ambicioz edhe kur vjen puna tek dashuria. Pra,
përpos perfomancës së lartë në zyrë, do të jeni më të sigurt edhe në lidhje me
një romancë të re.
Demi
Tek shenja juaj, Afërdita në Bricjap aktivizon shtëpinë e udhëtimeve dhe
arsimit të lartë. Dikush që udhëton në qytetin tuaj mund t’ju tërheqë
vëmendjen. Madje një pëlqim në shkollë mund të shndërrohet në diçka të re. Nuk
i dihet.
Binjakët
Ok, shenja juaj dhe Bricjapi nuk ka asgjë të përbashkët, por kaloni mirë
bashkë! Bricjapi ndikon tek angazhimet tuaja, ndërsa Afërdita tek lidhjet e
thella dhe intime. Nëse jeni në një lidhje me dikë, raporti mund të bëhet më i
afërt se kurrë. Një bonus: jeta seksuale do të jetë zjarr!
Gaforrja
Ju nuk jeni tipi i lidhjeve sipërfaqësore. Jeni një ndër shenjat e ujit, ndaj
ndjenjat kanë shumë rëndësi. Keni investuar shumë në lidhjet e forta emocionale
me miqtë dhe të dashurit e zemrës, dhe ashtu si Bricjapi e vlerësoni
qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë në një lidhje. Pra, me Afërditën në Bricjap
prisni që këto raporte të bëhen akoma më të forta falë përvojave zbavitëse dhe
të lumtura së bashku.
Luani
Luani dhe Bricjapi kanë pak të përbashkëta. Bricjapi është serioz, ndërsa ju
nuk i kushtoni shumë rëndësi “detyrimeve” të rëndësishme. Afërdita në Bricjap
do t’ju mësojë që mund të ndjeni kënaqësi edhe duke qenë produktivë dhe të
besueshëm. Jeni duke punuar fort këtë kohë dhe raporti me bashkëpunëtorët do të
jetë pozitiv dhe do të vihet re.
Virgjëresha
Më Afërditën në shenjën tuaj marrëdhëniet do të lulëzojnë! Afërdita përfaqëson
kënaqësi, Bricjapi përkushtim, kështu që mund ta merrni seriozisht një pasion
që ju bën të lumtur. Javët e ardhshme mund të sjellin para të mira në rast se
kreativitetin dhe pasionet i ktheni në një burim të mirë të ardhurash.
Peshorja
Afërdita në Bricjap nxit marrëdhëniet
si: lidhja që keni me anëtarët e familjes, shtëpinë, edukimin etj. Nëse raporti
me prindërit ka qenë pak i koklavitur, ka gjasa të përmirësohet. Afërdita
përfaqëson gjithashtu kënaqësinë dhe bukurinë, ndaj mund të merreni me
dekorimin e shtëpisë.
Akrepi
Afërdita në Bricjap ju gjen duke dalë gjithnjë e më shumë nga guaska juaj. Të
gjithë e dimë si jeni ju – kur vjen puna tek marrëdhëniet, nuk qeshni me çdo
lloj gjëje. Për fat të mirë, Afërdita në Bricjap ju ndihmon që të shoqëroheni
me njerëz të rinj. Edhe Akrepi më i tërhequr do të ketë dëshirën për qenë më
aktiv.
Shigjetari
Afërdita në shenjën tuaj sjell besim dhe argëtim pafund. Marrëdhëniet janë më
të këndshme dhe kanë më shumë qëndrueshmëri. Afërdita rregullon gjithashtu
nancat. Disa projekte afatgjata do t’ju sjellin një dorë të mirë parash.
Bricjapi
Afërdita është në shenjën tuaj! Kjo ndodh rreth një herë në vit dhe zgjat tre
javë, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Paratë do të gjenden më lehtë. Sa herë
që planeti i dashurisë është në shenjën tuaj, nuk është kurrë keq nëse
investoni tek vetja. Meritoni ta merrni veten me të mira dhe tani është koha e
përkryer!
Ujori
Afërdita në Bricjap nuk është një periudhë emocionuese për shenjën tuaj. Në të
vërtetë, dashuria duket sikur po merr një sy gjumë tani. Por Afërdita do të
jetë në shenjën tuaj pas disa javësh dhe atëherë do të jetë koha e duhur për të
festuar! Tani, bëni si të bëni…
Peshqit
Ju dhe Bricjapi nuk jeni shumë të
ngjashëm. Bricjapët janë të përkushtuar, besnikë, realistë dhe të përqëndruar
në biznes. Ju jeni pak emocionalë dhe endërrimtarë.