Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Horoskopi

Afërdita planeti i dashurisë në Bricjap, si do të ndikojë tek të gjitha shenjat

18:38 / February 6, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5c59a3fae0ac1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse sezoni i Bricjapit përfundoi disa javë më parë, ka të ngjarë të ndikoheni ende, edhe pse për momentin jemi në muajin e Ujorit. Do të përjetoni një shije të shije të muajit të Bricjapit pasi Afërdita hyri në këtë shenjë të zodiakut dy ditë më parë.

Dashi
Afërdita në Bricjap do t’ju ndihmojë të ndryshoni për mirë marrëdhëniet në sferën profesionale. Qëndrimi i zjarrtë shpesh ju hap telashe, megjithëse she/ja është treguar i/e buzëqeshur me ju së fundmi. Një shef/e i/e lumtur = llogari bankare e lumtur! Do të ndiheni më ambicioz edhe kur vjen puna tek dashuria. Pra, përpos perfomancës së lartë në zyrë, do të jeni më të sigurt edhe në lidhje me një romancë të re.

Demi
Tek shenja juaj, Afërdita në Bricjap aktivizon shtëpinë e udhëtimeve dhe arsimit të lartë. Dikush që udhëton në qytetin tuaj mund t’ju tërheqë vëmendjen. Madje një pëlqim në shkollë mund të shndërrohet në diçka të re. Nuk i dihet.

Binjakët
Ok, shenja juaj dhe Bricjapi nuk ka asgjë të përbashkët, por kaloni mirë bashkë! Bricjapi ndikon tek angazhimet tuaja, ndërsa Afërdita tek lidhjet e thella dhe intime. Nëse jeni në një lidhje me dikë, raporti mund të bëhet më i afërt se kurrë. Një bonus: jeta seksuale do të jetë zjarr!

Gaforrja
Ju nuk jeni tipi i lidhjeve sipërfaqësore. Jeni një ndër shenjat e ujit, ndaj ndjenjat kanë shumë rëndësi. Keni investuar shumë në lidhjet e forta emocionale me miqtë dhe të dashurit e zemrës, dhe ashtu si Bricjapi e vlerësoni qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë në një lidhje. Pra, me Afërditën në Bricjap prisni që këto raporte të bëhen akoma më të forta falë përvojave zbavitëse dhe të lumtura së bashku.

Luani
Luani dhe Bricjapi kanë pak të përbashkëta. Bricjapi është serioz, ndërsa ju nuk i kushtoni shumë rëndësi “detyrimeve” të rëndësishme. Afërdita në Bricjap do t’ju mësojë që mund të ndjeni kënaqësi edhe duke qenë produktivë dhe të besueshëm. Jeni duke punuar fort këtë kohë dhe raporti me bashkëpunëtorët do të jetë pozitiv dhe do të vihet re.

Virgjëresha
Më Afërditën në shenjën tuaj marrëdhëniet do të lulëzojnë! Afërdita përfaqëson kënaqësi, Bricjapi përkushtim, kështu që mund ta merrni seriozisht një pasion që ju bën të lumtur. Javët e ardhshme mund të sjellin para të mira në rast se kreativitetin dhe pasionet i ktheni në një burim të mirë të ardhurash.

Peshorja
 Afërdita në Bricjap nxit marrëdhëniet si: lidhja që keni me anëtarët e familjes, shtëpinë, edukimin etj. Nëse raporti me prindërit ka qenë pak i koklavitur, ka gjasa të përmirësohet. Afërdita përfaqëson gjithashtu kënaqësinë dhe bukurinë, ndaj mund të merreni me dekorimin e shtëpisë.

Akrepi
Afërdita në Bricjap ju gjen duke dalë gjithnjë e më shumë nga guaska juaj. Të gjithë e dimë si jeni ju – kur vjen puna tek marrëdhëniet, nuk qeshni me çdo lloj gjëje. Për fat të mirë, Afërdita në Bricjap ju ndihmon që të shoqëroheni me njerëz të rinj. Edhe Akrepi më i tërhequr do të ketë dëshirën për qenë më aktiv.

Shigjetari
Afërdita në shenjën tuaj sjell besim dhe argëtim pafund. Marrëdhëniet janë më të këndshme dhe kanë më shumë qëndrueshmëri. Afërdita rregullon gjithashtu nancat. Disa projekte afatgjata do t’ju sjellin një dorë të mirë parash.

Bricjapi
Afërdita është në shenjën tuaj! Kjo ndodh rreth një herë në vit dhe zgjat tre javë, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Paratë do të gjenden më lehtë. Sa herë që planeti i dashurisë është në shenjën tuaj, nuk është kurrë keq nëse investoni tek vetja. Meritoni ta merrni veten me të mira dhe tani është koha e përkryer!

Ujori
Afërdita në Bricjap nuk është një periudhë emocionuese për shenjën tuaj. Në të vërtetë, dashuria duket sikur po merr një sy gjumë tani. Por Afërdita do të jetë në shenjën tuaj pas disa javësh dhe atëherë do të jetë koha e duhur për të festuar! Tani, bëni si të bëni…

Peshqit
 Ju dhe Bricjapi nuk jeni shumë të ngjashëm. Bricjapët janë të përkushtuar, besnikë, realistë dhe të përqëndruar në biznes. Ju jeni pak emocionalë dhe endërrimtarë.

aferdita bricjapi shenjat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbuloni 3 shenjat e zodiakut që do t’ju ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

17:21 / December 28, 2025

Marrëdhëniet në qendër të vëmendjes, parashikimi i horoskopit për sot

10:59 / December 21, 2025

Si të menaxhoni tensionet gjatë festave: shenjat që mund të sjellin debat

21:29 / December 10, 2025

Në dashuri, dita sjell stabilitet dhe siguri… parashikimi i horoskopit për sot

10:40 / November 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.