Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Afganët në Shqipëri mund të qëndrojnë për vite me radhë

09:05 / November 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afgan 8 shqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Data shënonte 15 gusht 2021.

Titujt e mediave kombëtare dhe ndërkombëtare vërshuan: “Bie Kabuli”; “Talebanët marrin presidencën e Kabulit”.

Të gjendur mes katër rrugëve, mijëra afganë “zaptuan” aeroportin e Kabulit, për t’u larguar një orë e më parë nga vendi i tyre.

Një nga grupet më të mëdha të të evakuuarve jashtë sistemit ushtarak të SHBA-ve është i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ato u sollën atje nga National Endowment for Democracy, financuar nga qeveria e SHBA-ve, një fondacion që synon të mbështesë përhapjen e ideve demokratike.

Për herë të parë, avioni me 121 refugjatë afganë do të ulej zyrtarisht në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të 27 gushtit. Mes tyre, 11 foshnja.

Ata u pritën nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Afërsisht mbi 300 afganë janë të strehuar në qytetin e Lezhës. Pjesa tjetër gjenden në struktura akomodimi në Durrës.

Deri më në Shqipëri kanë mbërritur rreth 700 refugjatë afganë.

“Mbështetje nga qeveritë pritëse”
Për shkak të numrit të madh të refugjatëve në sistemin amerikan, mijëra afganë mund të mbeten të bllokuar në vendet ku janë evakuuar për vite me radhë.

Përkthyesve dhe gjyqtarëve iu premtua një shans për të ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në këmbim të promovimit të qëllimeve amerikane gjatë luftës 20-vjeçare.

Në vend të kësaj, shumë mund të presin vite të tëra për të vijuar udhëtimet e tyre. Deri në atë kohë, ata do të mbështeten te qeveritë pritëse dhe shoqatat bamirëse.

Ndërsa SHBA-të i shtuan përpjekjet për evakuim nga Afganistani në gusht, bazat ushtarake amerikane jashtë shtetit u mbipopulluan shpejt.

Për të lehtësuar turmën, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u bëri thirrje vendeve të tjera, që t’i lejojnë afganët të strehohen aty, ndërsa presin për viza.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u dërgoi ambasadave një letër, ku kërkohej që partneret e huaj të presin disa nga afganët dhe se SHBA-të do t’i vlerësonin përpjekjet e tyre.

Shumë qeveri në të gjithë Afrikën, Evropën dhe Amerikën e Jugut ranë dakord të hapin dyert e tyre në baza të përkohshme për afganët e evakuuar nga organizata jofitimprurëse.

Këto grupe i kryen evakuimet e tyre të ndara nga ushtria amerikane, por në konsultim me Departamentin e Shtetit.

Shumica e afganëve të evakuuar nga ushtria amerikane janë transferuar në bazat vendase.

Është e paqartë se sa kohë do të presin afganët në vendet e tjera për ‘Ëndrrën Amerikane’.

Kjo për shkak të mundësive të kufizuara për imigrim dhe zhvendosje në SHBA.

Një opsion është aplikimi në programin e vizave speciale imigruese (SIV), i krijuar për afganët që kanë punuar drejtpërdrejt për qeverinë amerikane për të paktën një vit dhe që po përballen me hakmarrjen e talebanëve.

Por tashmë ky sistem kishte 100 mijë aplikime.

Verën e kaluar, Departamenti i Shtetit sapo kishte arritur të zvogëlonte kohën mesatare të përpunimit të SIV nga disa vjet në nëntë muaj.

Që në atë kohë, mijëra të tjerë kanë aplikuar.

Për ata që nuk kualifikohen përmes programit SIV, ata mund të aplikojnë për të hyrë në SHBA si refugjatë.

Por edhe ky sistem që ishte gjithashtu tashmë ‘nën stres pasi administrata e mëparshme e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, uli numrin e pranimit të refugjatëve në nivele rekord.

Aq sa, disa nga ambasadat u detyruan të ndalonin këto lloj programesh, me justifikimin e COVID-19.

Sipas Forumit Kombëtar të Imigracionit – një organizatë jofitimprurëse – procesi i mbërritjes së refugjatëve në SHBA mund të zgjasë më shumë se dy vjet.(The Wall Street Journal, Albanian Post)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Washington, pranë Shtëpisë së Bardhë, disa të plagosur. Autori në arrati

15:39 / November 12, 2026

Reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale të 2027-ës, ambasadorja e BE-së takon Celibashin: Koha është e shkurtër, rregullat duhet të jenë të qarta

14:56 / November 12, 2026

Fier, shoqërohet në polici drejtori i spitalit Arben Voja, merret në pyetje nga prokurorët

14:17 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.