Policia e Fierit ka arrestuar dhe personin e tretë të operacionit antidrogë të koduar “Agimi”, i cili është ndaluar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve më 30 korrik ku u sekuestruan 5.1 kg kanabis.
Bëhet fjalë për Klajdi Lamaj, 28 vjeç nga Fieri.
NJOFTIMI I PLOTE
Vijon operacioni antidrogë i koduar “Agimi”.
Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
K. L., 28 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas si bashkëpuntor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me shtetasit L. M dhe N.M (të arrestuar më datë 30 korrik 2020).
Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhe një sasi parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
