Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Agjencia e Ushqimit në Kosovë urdhëron tërheqjen e produkteve të markës “Wudy”

17:48 / September 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gtt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”(sallam, virshlle).

AUV ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to prani të një lloj bakteri.

Më 21 shtator edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka njoftuar qytetarët që mos të konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak që, siç është thënë, ato “paraqesin rrezik me ndikim serioz për shëndetin e njeriut”.

“AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

Nëse ushqimet e kontaminuara me bakterin Listeria konsumohen, atëherë shkaktohen simptoma sikurse vjellja, diarreja, temperaturë, ethe e dhimbje muskujsh.

Ndërkaq, nga të dhënat e kontrollit kufitar dhe të dhënat e siguruara nga importuesi-distributori për Kosovë, është gjetur se disa nga këto produkte të markës “Wudy”, gjenden edhe në Kosovë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se urdhri për tërheqje të tërësishme të gjitha produkteve nga ky brend vlen deri në një vendim tjetër./ Rel

Agjencia e Ushqimit në Kosovë Wudy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.