Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Agjencitë shqiptare fusin në kurth vajzat e i çojnë eskorta në Dubai

18:05 / October 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 17 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vajzë e re shqiptare ka treguar sesi ështëë gënjyer nga një reklamë për punësim dhe si përfunoi eskortë në Dubai.

Ajo ka treguar se kishte komunikuar me një agjenci për punësim si stjuardese në vendet arabe, por në të vërtetë agjencia kryente ndërmjetësimin e kompanive arabe me vajza të reja shqiptare me qëllim rekrutimin e tyre si punëtore seksi.

Vajza deklaroi gjatë lidhjes në studio me “Zemër të Hapur” se puna reklamohej në Instagram dhe kishte një pagë rreth 2000 euro. Sipas saj gjatë rekrutimit vajzat kryenin një test inteligjence dhe më pas merreshin në pyetje gojarisht.

“Ishte rastësi, e pashë në Instagram që kërkonin stjuardesa. Dërgova një CV dhe më thirrën në Tiranë. Kriteret ishin mosha mbi 20 vjeç, të dije mirë anglisht, etj. Kishte kritere fizike, gjatësia ishte prioritet, të dije notin, etj. Paga ishte mbi 2000 euro dhe më pëlqeu. Ishim rreth 40 vajza që aplikuam për punën. Ishte një person arab rreth moshës 30 vje­ç që ishte menaxher dhe një vajzë shqiptare. Së bashku komunikonim vetëm anglisht. Na paraqitën disa teste, një test inteligjence dhe pastaj na morën në pyetje gojarisht. Në fund u përzgjodhën vetëm 14 vajza për të punuar. Më pas më kontaktuan mua dhe një shoqe pasi kishim aplikuar bashkë për të firmosur kontratën e punës. Nuk më treguan asnjë kusht dhe asnjë kontratë dhe thjesht më kërkuan 1000 euro për të marrë kontratën në agjencinë shqiptare.

Më tha se nëse do të lësh punën vitin e parë duhet të paguash 5000 euro dëmshpërblim, ndërsa vitin e dytë 4000 euro. Më vonë kërkova kontratën dhe kur e pashë kishte vetëm 1 faqe dhe 10 fjali. Çdo gjë ishte e përgjithshme dhe nuk shfaqeshin detaje për punën. Kur kryem intervistën me arabët na thanë gjëra të tjera komplet nga agjencia shqiptare”, u shpreh njëra nga vajzat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026

Gonxhja: Korriku riktheu rritjen e turizmit, 1.95 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

12:32 / August 7, 2026

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

12:26 / August 7, 2026

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor/ Patenta hiqet përgjithmonë për përsëritësit e alkoolit, ashpërsohen masat për shpejtësinë dhe celularin

10:55 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.