Sot në Tiranë do të mbahet Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Emrat e udhëheqësve të cilët marrin pjesë në këtë takim.
Lexo edhe :
Related Posts
-Edi Rama-Kryeministër i Shqipërisë
-Aleksandër Vuçiç-President i Serbisë
-Milojko Spajiç-Kryeministër i Malit të Zi
-Borjana Kristo-Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
-Talat Xhaferi-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
-Oliver Varhelyi-Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore:
-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
-Përshpejtimi i reformave themelore
-Rritja e ndihmës financiare
BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij.
Agjenda 29 shkurt:
09:30 DOORSTEP, MBËRRITJA E LIDERËVE (Pallati i Kongreseve)
09:45 FJALËT HAPËSE KRYEMINISTRI RAMA – KOMISIONERI VARHELYI
10:45 FOTO FAMILJARE
12:00 FIRMOSJA E MARRËVESHJES
12:30 KONFERENCË PËR SHTYP