Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nga interneti falas te shkurtimi i vonesave në kufi, ja detyrat që BE u dha vendeve të rajonit për 2024! Rama: Çështjet politike jo bllokim

13:50 / February 29, 20242 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
WhatsApp Image 2024 02 29 at 13.16.22
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga konferenca e përbashkët me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama pa drejtuar gishtin, por me atë që dukej një mesazh indirekt për Serbinë dhe Kosovën, kërkoi që çështjet politike të zgjidhen në bisedime dypalëshe dhe të mos mbajnë peng planin e rritjes dhe fondin 6 miliardë euro të Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka rëndësi çfarë problemesh politike kemi me njëri-tjetrin, duhet ta bëjmë këtë dhe të 6 vendet e rajonit kanë rënë dakord. Ndaj çështjet politike duhet të diskutohen dhe zgjidhen si probleme dypalëshe. Ato nuk janë arsye dhe nuk do të pranohen nga BE për të mos realizuar gjithçka që lidhet me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Oliver Varhelyi
    6 mld euro ndihmë vendeve të Ballkanit, Varhelyi i vendos kushtin: Nëse deri në 2027 nuk do jeni gati…
  • 429474290 956964765799185 8584939985894488212 n
    AGJENDA/ Tirana mirëpret samitin BE-Ballkani Perëndimor, nga Varhelyi tek Xhaferi dhe Vuçiç
  • Screenshot 2024 02 29 123605
    Federica Mogherini do bëhet shqiptare? Rama: Do jetë nder që ta konsiderojmë atë si qytetare shqiptare
  • WhatsApp Image 2024 02 29 at 11.03.39
    Fjalimi i Edi Ramës në Samitin BE-BP në Tiranë: Nuk ka drekë falas në BE, vetëm jemi të vegjël
  • Screenshot 2024 02 29 111747
    Fotolajm/ Varhely vjen në këmbë, por ngatërron rrugën! Rama serioz me Vuçiçin. Detaje nga tapeti i kuq
  • 1709200488 rama
    Mbyll punimet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, liderët e rajonit pozojnë në foton familjare
  • 1709198960 WhatsAppImage20240229at10.13.251
    Rama-liderëve të rajonit: Bashkëpunojmë, ose do dështojmë në rrugën drejt Bashkimit Europian
  • edi rama OK
    Rama: 500 milionë euro do kursehen nga xhepat e shqiptarëve. Varhelyi: Plani i ri u konceptua në Tiranë
  • WhatsApp Image 2024 02 29 at 11.03.38
    Refugjatët, Rama replikon me gazetarin italian: Kjo bujari ka një kosto prej 100 mln euro që ne...
  • 1709197616 finalprojekt.00005101.Still137
    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Të lëmë mënjanë dallimet dhe të transformojmë rajonin
  • 1709196279 Screenshot3
    Talat Xhaferi pritet nga Rama, vizita e parë në Tiranë si kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut
  • Screenshot 2024 02 29 114535
    VIDEO/ Konferencë për Belerin! Avokati grek: U shkel prezumimi i pafajësisë, Dule: Rama nxiti nacionalizmin e sëmurë

Kryeministri nuk la pa mbrojtur edhe hapat pozitivë me të cilat sipas tij Ballkani i Hapur kontribuoi në integrimin rajonal, proces i cili shënjon për Ramën rrugën drejt Bashkimit Europian për 6 vendet e rajonit. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se Plani i ri i Rritjes është një platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe do ta bëjë procesin të prekshëm për njerëzit.

Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi ka përmbledhur shkurt katër fushat kryesore në të cilat u përqendruar diskutimet ditën e sotme në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë. Várhelyi tha se mes liderëve u diskutua së pari për SEPA-n, Zonën e Përbashkët të Pagesave në Euro.

Një tjetër çështje për të cilën është diskutuar në Samit, janë ato që quhen korsitë jeshile. Pra, pritet që brenda këtij viti, të ulet koha e pritjes në pikat e kalimit kufitar në vendet e rajonit. Pika e tretë është krijimi i një qendre, në Ballkanin Perëndimor, që do të shërbejë për punë kërkimore-shkencore.

“Industritë e ndryshme do të kenë nevojë për një qendër, bërthamë. Të krijohet këtu në Ballkan në sektorin farmaceutik, digjital”. Brenda këtij viti, BE pret po ashtu nga vendet e rajonit që të ofrojnë internet falas në zonat publike. Unioni pret që, me ndihmën që do t’u jepet bashkive, kjo të realizohet po ashtu këtë vit. Ndërsa, sa i përket agjendës për 2025, eurokomisioneri theksoi se tashmë presin që të jetë rajoni ai që do të sjellë ide.

BE Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

12 fëmijë të zhdukur që nga vititi 1991, shoqëria civile: Duhet sistemi “AMBER”

17:21 / May 23, 2025

65-vjeçari shqiptar bëhet hero, shpëton 7-vjeçaren nga mbytja në lumin Thames: Do të ishte peng jete mos ta bëja

17:14 / May 23, 2025

KQZ certifikon rezultatet edhe në katër qarqeve të tjera, fitore e thellë e PS-së në Fier me 12 mandate

16:52 / May 23, 2025

Diplomatja e BE-së, Kallas shkon në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit

16:43 / May 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.