Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agjentët me dy identitete, drafti në Kuvend, SHISH kërkon mbrojtjë për “spiunët”

19:25 / June 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shish
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria shqiptare ka miratuar kërkesën e shërbimit informativ për pajisjen me identitet të fshehtë të agjentëve që infiltrohen për të hetuar grupet terroriste, ato të trafikut të armëve dhe të drogës. Drafti i dorëzuar në Kuvend nga Këshilli i Ministrave parashikon edhe shpërblim për mentorët që trajnojnë punonjësit e rinj. Në rast se agjentët largohen nga shish pas një trajnimi duke filluar punë tjetër, projektligji i ngarkon ata me detyrimin për të paguar gjithë shpenzimet financiare të specializimit.

Një kategori punonjësish të shërbimit informativ shtetëror  do të pajisen me identitet të dyfishtë për shkak të pjesëmarrjes në operacione speciale me qëllim mbledhjen e të dhënave për terrorizmin, trafikun e drogës, dhe krimet që cenojnë sigurinë kombëtare.

Drafti që e parashikon këtë akt, është dorëzuar nga qeveria shqiptare në parlament për miratim dhe thekson se procedurat për pajisjen, mbajtjen dhe përdorimin e identitetit të dyfishtë do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ministrit të Brendshëm.

Në draftin e propozuar nga këshilli i ministrave propozohet rregullimi i trajtimit financiar  për 44 efektiva të SHISH, të cilëve do tu kompensohet financiarisht udhëtimi dhe strehimi pasi janë emëruar në detyra jashtë qyteteve ku banojnë.

Ky ndryshim ligjor sipas relacionit i jep zgjidhje një situate problematike të krijuar shpeshherë kur punonjësit kanë dhënë dorëheqjen për shkak të vështirësive financiare që u ka krijuar angazhimi në detyra larg vendbanimit.

Një tjetër pikë që trajtohet në draft është edhe shpërblimi për mentorët, punonjësit e vjetër të SHISH të cilët trajnojnë dhe tejçojnë profesionin tek të rekrutuarit e rinj në shërbimin sekret. “Roli i mentorit në shërbim është jetik për vijimësinë e veprimtarisë së shërbimit, pasi puna në SHISH është profesion që nuk mund të vetëmësohet apo të merret nëpërmjet shkollimit”, theksohet në relacionin e projektligjit.

Një tjetër ndryshim është ai që bën fjalë për trajnimet e punonjësve. SHISH ka kërkuar që të përcaktohet me ligj detyrimi i agjentëve për të vazhduar detyrën brenda shërbimit për të paktën dy vjet pas çdo specializimi.

Në të kundërt, për shkak të rasteve kur punonjësit kanë filluar punë të tjera pas trajnimeve nga SHISH, drafti parashikon se ata duhet të kthejnë mbrapsht të gjitha shpenzimet që ka kryer shërbimi i fshehtë për specializimin e tyre. 

kuvend
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.