Edhe futbollistët janë duke e përjetuar në një mënyrë shumë të keqe këtë gjendje që është krijuar nga koronavirusi. Izolimi ka bërë që të humbasin aktivitetet fizike me të cilat janë mësuar për të gjithë kohën.
Kështu, një rol të madh tashmë kanë marrë agjentët e futbollistëve të cilat janë në kontakt me ta. Një prej tyre, Frederik Guerra, është shprehur se tashmë iu duhet të bëjnë punën e një babysitter.
“Tani kemi marrë rolin e një babysitter, psikologu, babai dhe vëllai të madh. Na duhet t’iu shesim më shumë durim. Nuk mund t’iu bëj asgjë tjetër”, u shpreh menaxheri i cili ka në zotërim disa futbollistë francezë, mes të cilëve edhe Xhunior Sambia që është prekur nga COVID-19 dhe është në spital.
