Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Agresioni rus/ Guterres: Janë shkelur të drejtat e njeriut

13:39 / February 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1920 600 primeiro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në çelje të një sesioni të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka shkelur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ai njoftoi se OKB-ja ka ekipe në terren për të monitoruar situatën.

“Përshkallëzimi i operacioneve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë po çon në përshkallëzimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, theksoi, pa dhënë më shumë detaje.

“Ne duhet t’iu tregojmë të gjithë njerëzve në Ukrainë se u qëndrojmë pranë në kohën kur kanë nevojë”, shtoi Guterres.

Më herët, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) tha se ka pranuar raporte për disa njerëz që janë bllokuar të hyjnë në trena në Ukrainë.

Një zëdhënëse shkroi në Twitter se UNHCR po i shqyrton këto raporte.

Sipas saj, 422,000 njerëz janë larguar tashmë nga Ukraina për në vendet fqinje.

UNHCR-ja “i konsideron njerëzit që ikin nga vendi si refugjatë”, shtoi ajo.

Sipas UNHCR-së, më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani për tani brenda Ukrainës.

Forcat ruse kanë nisur sulmet në Ukrainë më 24 shkurt, me urdhër të presidentit të tyre, Vladimir Putin.

Ai ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak”, për të eliminuar, sipas tij, kërcënimin serioz nga Ukraina.

Qëllim i operacionit, ka thënë Putin, është çmilitarizimi i fqinjit jugor të Rusisë.

Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.

Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore.

Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partia e Lirisë për fondet IPARD: “Bujqësia ka humbur mbi 300 mln euro”

13:22 / September 27, 2026

Sot Austri-Kosovë për vendin e parë në grup, trajneri Foda: “Dardanët” do ta tregojnë veten

12:39 / September 27, 2026

Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK

12:21 / September 27, 2026

Situata në vend dhe vizita në SHBA, Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

11:01 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.