Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agron Çela tregon pse la Metën dhe u bashkua me Ramën: Shpresat ishin…

20:16 / January 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cela rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi i tij për t’u larguar nga PL dhe për t’u bashkuar me PS ishte një mendim dhe qasje ndryshe për qytetin e Shkodrës.

Duke vijuar më tej, Çela tha se edhe pse marrëveshje me Bardh Spahinë dhe puna për të fituar ishte e pastër, kryebashkiaku nuk e menaxhoi si duhet qytetin e Shkodrës.

“Unë e kam bërë të ditur, nëpërmjet rrjeteve sociale, nuk ishte ftesë, por një mendim ndryshe dhe një qasje ndryshe për qytetin e Shkodrës. U bëmë vite në opozitë dhe opozita ishte e përçarë dhe shpresat ishin të pakta që ne të ecim në një rrugë të mbarë. Duke qenë gjithmonë i suksesshëm kjo ishte sfida e radhës, nuk kemi pasur merkato. Unë punoj në Shkodër dhe kam kontribut në qytetin tim. Jam i vetmi deputet që jetoj në Shkodër dhe sikur të vazhdoja atë rrugë Shkodra do të mbetej pa deputet. Vijnë një herë në 2-3 javë në Shkodër.

Kam punuar në fushatë për Bardh Spahisë. Kemi punuar me shpirt. Patëm një marrëveshje të qartë si do qeveriset bashkia i kemi dhënë fitoren dhe ka qenë koalicioni më i kristaltë në 30 vite. Ai nuk e trajtoi mirë, nuk e menaxhoi mirë qytetin e Shkodrës. Ky është shkaku kryesor, Bashkia e Shkodrës do vëmendje. Do peshë edhe vlerë. Prisnin një ndryshim, por ndryshimi ishte zero, zero, zero. Nuk ka asnjë ndryshim, madje Shkodra po shkon më keq.

Në garë mendohet të jemi të barabartë, Shkodra këtë herë mendon ndryshe PS ka një organizim tjetër, menaxhim tjetër, për fitoren e PS. Qytetarët mendojnë ndryshe për një të ardhme më të mirë për qytetin. Bashkia e Shkodrës fitohet nga PS”, tha Çela.

Agron Çela Partisë Socialiste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.