Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Duka bën deklaratën e papritur: Mund ta pranoj mandatin nëse PS ndryshon Kodin Zgjedhor

20:53 / February 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë që KQZ ka nisur procesin e zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të opozitës, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të kandidatëve në listat shumë emërore të PD dhe LSI, që mund ta pranojnë mandatin dhe të bëhen pjesë e Parlamentit. Mes aleatëve të tjerë, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka vijon prej gati dy javësh qëndrimin në Bruksel, arsye për të cilën ende nuk e ka dorëzuar mandatin. Ndërsa kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, i tha Top Channel se mund ta pranonte mandatin vetëm nëse do të ketë sinjale pozitive nga ana e mazhorancës për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Burime nga selia e PD bëjnë me dije se kanë marrë firmat e gati të gjithë kandidatëve, ndërsa 4 prej tyre nuk pranuar të firmosin paraprakisht refuzimin e mandatit. Bëhet fjalë për dy kandidatë në listat e Tiranës, Erion Piciri dhe Selami Jenishehri. Në Korçë është Ligoraq Karamelo që nuk ka firmosur refuzimin, ndërsa në Berat ai që nuk pranon të ndjekë vendimin politik të Partisë Demokratike është kandidati Lefter Maliqi. Këta 4 kandidatë përfliten si emrat me probabilitetin më lartë mes atyre në listat e demokratëve, që mund të zënë vendet e lëna bosh në Parlament.

LSI ka më pak mandate, por janë më të shumtë emrat e atyre që përfliten si deputetë të ardhshëm. Në Elbasan jepet gati i sigurt emri Enver Roshit, në Durrës Edlira Hyseni tha se ende nuk ka vendosur, por edhe nëse ajo refuzon, pasardhës në listë është Flamur Gjuzi që gjithashtu mendohet se mund ta pranojë mandatin. Në Berat pritet të mos ndjekë linjën e partisë Klajdi Qama, ndërsa në Tiranë janë tre emra. Një prej tyre është Ylli Shehu që në mandatin e kaluar u hodh nga republikanët te LSI. Ralf Gjoni deklaroi publikisht se do të vendosë larg kolektivitetit partiak dhe në konsultim me miqtë ndërkombëtarë. Ai publikoi edhe një foto nga takimi me europarlamentarin Knut Fleckenstein, kundër të cilit reagoi në grup LSI. Në listën e kësaj partie në Tiranë gjendet edhe emri i Bora Panajotit, e cila gjithashtu pritet të pranojë mandatin.

duka kodi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.