Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Duka ngre alarmin: “Bashkë me njerëzit kanë ikur edhe lopët e dhitë”

22:52 / June 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Agron Duka me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka ngritur alarmin se pas qytetarëve që po largohen nga vendi sëbashku me ta edhe lopët e dhitë. Duka shkruan se shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive… dhe brenda 5 vitesh.

‘Bashkë me njerëzit kanë ikur edhe lopët e dhitë. Gomerët nuk kanë pësuar rënie!

Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive… dhe brenda 5 vitesh ne kemi: 71 mijë krerë lopë më pak. 291 mijë krerë dele më pak dhe 118 mijë krerë dhi më pak.

Për pasojë një rënie sërish të rregull, vit pas viti, ka pësuar edhe prodhimi i qumështit. Rënia e interesit të fshatarëve për të mbarështuar blegtorinë dhe mungesa e fuqisë punëtore – janë shkaktarët e një regresi, që mesaduket do të vazhdojë.

Bashkë me njerëzit, nga ky vend po ikin edhe lopët. Batutat e kryeministrit Rama dhe justifikimet se dikur numri është rritur në mënyrë artificiale, janë përpjekje qesharake, për të mbuluar realitetin.

Në vend që të ti therrasë mendjes dhe të therrasë në tryezë njerëz që njohin fushën për të diskutuar se çfarë duhet bërë për të frenuar këtë rrokullisje pa ndalje, kryeministri zgjidhjen e gjen sërish tek propaganda dhe fajësimi i atyre që shkruajnë mbi këtë problem.

P.S: Vetëm gomerët kanë pësuar uljen më të vogël në numër.’- shkruan Duka. 

Agron Duka alarm njerezit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.