Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Gjekmarkaj: Basha ta ndërpresë vetë këtë sagë antiopozitare. Detyrë parësore është ringritja e partisë

11:46 / March 26, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjekmarkaj1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetari i Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj thotë se PD-ja e bashkuar në diversitet është një garanci e pasuruar sesa PS tanimë e atrofizuar dhe për të parësore është ringritja e partisë. Në një intervistë për ”Koha Jonë”, për Bashën ai tha se duhet ta ndërpresë këtë sagë antiopozitare. ”Kur të humbë këtë vulë do i bëjë Tao një tjetër me dru lisi nga ato të pyjeve të Librazhdit dhe pastaj mund të vulosë sa ti dojë zemra e lodhet dora. Mirë është ta nderpresë vetë këtë sagë antiopozitare po kushedi si i ka punët e nuk është zot i vetes”.

Ju si PD për të mundur Edi Ramën dhe PS ju duhet të bindeni pjesen e elektoratit gri që t’ju votojë. Si keni ndërmend ta ktheni pro jush këtë shtresë që varion sipas sondazheve diku te 24-27%?

Agron Gjerkmarkaj: 12 vjet në pushtet të kësaj qeverie e mazhorance flasin vetë madje ulërasin. Gjithçka duket e majmur, e rënduar, e vjetër, e tejkaluar dhe folklorike. Vit pas viti janë shtuar gënjeshtrat, arroganca dhe korrupsioni. 12 veta që ndajnë 12 karrige në 12 vjet. Kudo thatesirë për qytetarët dhe gjithçka për xhepin e tyre. Kjo vlen për ata që janë gri, roze apo blu, ajo që është tepër është thjeshtë teëer, derdhet nga ena.

Por përtej kësaj PD e bashkuar në diversitet është një garanci e pasuruar nga vlerat politike, intelektuale e profesionale që i ka ku e ku më superiore sesa PS tanimë e atrofizuar. Njerëzit e duhur në vendin e duhur ! Njerëzit e nevojshem në përputhje me një program modern që rrit ekonominë, që garanton standartet demokratike, që ndal korrupsionin dhe kthen shqiptarët në Shqipëri.

Bashkimi ka prodhuar energji te mëdha pozitive, shpresë e motive besimi. Ne do te punojmë ditë pas dite, kudo në fshat e qytet për fitoren. Shqipëria ka nevojë për këëe ndryshim, ajo lutet për këtë fitore. Edi Rama ka premtuar se do bëjë rrobaqepsin ndoshta si i tillë mund te jetë më i dobishem se Kryeminister. Të punojmë të gjithë të fitojmë një rrobaqepes safi dhe të humbim një Kryeminister te rrëmë.

A do të ishte mirë që PD të nxirrte kandidatin për kryeministër që në fushat[n zgjedhore?

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj që PD ka shumë për të bërë në këtë një vit që ka mbetur deri në zgjedhje. Përveç alternativës së besueshme të qytetarëve, një nga komponentët që na bën fitues është edhe ekipi, ku rol kyç ka edhe kandidati për kryeministër. Ky është një debati i parakohëshëm sot, sepse detyrë parësore është ringritja e partisë dhe bërja gati për betejat e ardhshme elektorale. Më pas strukturat drejtuese të partisë kanë detyrimin të finalizojnë edhe alternativën dhe ekipin, dhe unë kam bindjen që do të bejnë më të mirën, për partinë, por mbi të gjitha për Shqipërinë.

Nëse ndodh, pasi gjithçka ndodh në Tiranë, që emrin i PD përsëri gjykata nuk ia jep dhe e mban Basha, a keni menduar zgjidhjen?

Agron Gjekmarkaj: Gjykata e lartë ka vendosur sinoret që janë obliguese për gjykaten e Apelit. Nëse ende do jemi shtet ligjor kur të merret vendimi, verdikti do të jetë i qartë në favor të shumices absolute, të trupes politike, grupit parlamentar të bashkuar, dhe mbi të gjitha njerëzve! Partia janë njerëzit. Nuk besoj se do të ketë gjykatës në Shqipëri që mund të mbajnë në ndergjegjen e tyre një atentat ndaj sistemit politik, ndaj demokracisë dhe vetë Shqiperisë.

Nuk mundet dikush të abuzojë me togen e zezë dhe të marrë peng opoziten. Nuk mund të ndodh se është antipatriotike, anti dialektike, anti sociale. Drejtesia është për të promovuar vetveten nepërmjet sensit te paqes që i ofron shoqërisë, ajo nuk mund të shndërrohet në konfliktnxitese. Unë kam besim se gjykatësit e Apelit do të ngrihen në lartesinë e momentit historik ku koha po i kerkon si gjykates e si qytetarë shqiptarë. Të shkosh kunder logjikës, kundër drejtësisë, kundër njerëzve.

Sa për Bashën ça të them! Është qerrata e shkuar qerratait. Kur të humbë këtë vulë do i bëjë Tao një tjetër me dru lisi nga ato të pyjeve të Librazhdit dhe pastaj mund të vulosë sa ti dojë zemra e lodhet dora. Mirë është ta nderpresë vetë këtë sagë antiopozitare po kushedi si i ka punët e nuk është zot i vetes.

Agron Gjekmarkaj Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.