Agron Llakaj u largua disa vite më parë nga Portokallia, emisioni i humorit në Top Channel po një foto e shkrepur së fundmi me drejtorin e përgjithshëm të këtij televizioni Ben Blushi shton dyshimet se ai mund të ketë marrë një ofertë për tu rikthyer.
Në fakt, pak ditë më parë në emisionin “Treshat” aktori veteran i humorit, i konsideruar dhe si një prej moderatorëve më të suksesshëm në këtë drejtim, dha edhe arsyen përse nuk pranon të rikthehet në ekranin që e lancoi fort, e nga ku u largua në 2010-tën.

“Ishte një ofertë për në “Top Channel”, e cila mbeti në kufijtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen. Unë në jetën time kam shëtitur e kam rendur shumë, por e vetmja gjë të cilën nuk e kam braktisur ka qenë familja. “Al Pazar” për mua ka qenë familje”, ishte komenti i Llakaj.
Përpara disa kohësh, ai shpjegoi tek ‘Xing me Ermalin’ edhe arsyen e largimit nga ‘Portokalli’ dhe ajo ishte fakti që nuk merrte mbështetje për idetë dhe mendimet e veta.
