Nisi si një tubim elektoral i të rinjëve socialistë të Burrelit, ndërkohë në sheshin para godinës së Bashkisë Mat u mblodhën mijëra banorë të qytetit Burrelit. Të rinjtë mbanin maska dhe kishin distancë mes tyre, ndërkohë qytetarët kishin “rrethuar” mitingun përmbyllës. Fillimisht folën të rinj, votues për herë të parë, duke deklaruar votën për Partinë Socialiste dhe kandidaten Aurora Mara. Folën pastaj kryetari i PS-së Mat Hasan Pasha, kryebashkiaku Agron Malaj dhe kandidatja Aurora Mara.

Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj falenderoi çdo zgjedhës të kësaj treve për mbështetjen e treguar gjatë kësaj fushate.

“Këto zgjedhje, tha Malaj janë shumë të veçanta, janë midis të mirës dhe të keqes, midis nesh dhe atyre. Gjatë viteve të shkuara çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit kemi parë peripeci të mëdha. Ndërkohë kohët e fundit ato i kemi çdo orë. Sa herë ka pasur zgjedhje kanë treguar vetëm negativitet. Sot Xhelal Mziu i vuri kapakun, jo vetëm forcës së tij politike dhe vetes së tij. Pafytyrësi e turpshme me deklaratën që bëri nga Dibra”, pohoi kryebashkiaku i Matit.

Malaj theksoi se për një periudhë të shkurtër të menaxhimit të kësaj bashkie është faktuar se premtimet jo vetëm janë mbajtur, por ato janë tejkaluar. “Vizionin tonë, tha Agron Malaj, do ta çojmë përpara. Ata e kanë treguar se janë të paaftë, të përgjumur, nuk e kanë vëmendjen tek qytetarët, por vetëm tek partia e tyre politike, një parti që e ka mbaruar misionin e saj”.

E emocionuar nga entuziami i banorëve të Burrelit kandidatja e Partisë Socialiste Aurora Mara tha se: “Mbyllim sot me sukses një fushatë model, shembulli qytetarie, duke dhënë kudo mesazhe paqje e zhvillimi. Ndjehem shumë e vlerësuar për besimin që Kryeministri Rama dhe Partia Socialiste më ka dhënë në këtë garë si përfaqësuese e qarkut Dibër, si bijë matjane, besim të cilin do ta përkthej në punë e përkushtim për komunitetin tim. Jam e bindur ne mbështetjen tuaj, mbështetje që i takon kësaj force politike për të gjithë punët e mira që jan bërë në vendin tonë.”

 “Ata që sot premtojnë çudira, shtoi Mara, janë ata që vendin e lanë me këto defiçite të thella me të cilat ne përballemi sot, dhe të mendosh që sot thonë që vendi u shkatërrua në këto tetë vite. Mati, Dibra dhe gjithë Shqipëria sot kanë një mundësi të artë me zgjedh kulturën e jo dasinë, punën e jo dhunën. Me besimin e madh që Shqipëria ecën përpara vetëm me ambicjen, forcën, energjinë, zgjuarsinë dhe strategun që karakterizohet kryeministri ynë. Me besimin se vetëm një forcë politike e konsoliduar dhe e këtyre dimensioneve si Partia Socialiste e çon vendin tonë përpara. Jam e bindur që do e përmbyllim këtë garë me rezultate të thella për të vazhduar më tej reformat e ndërmara dhe zhvillimin e Shqipërisë së dashur.”

Kryetari i socialistëve të Matit Hasan Pasha theksoi se: ”Nga Burreli, Macukulli, Ulza, Lisi, Komsia, Rukajt, Bazi, Xibri, Gurra, Suçi  e Derjani deputetja e Partisë Socialiste Aurora Mara dhe kryetari i Bashkisë Agron Malaj u takuan me mijëra zgjedhës matjanë. Folën për arritjet e Qeverisë Rama, investimet e mëdha në Bashkitë Mat e Klos dhe morën angazhime të reja për vitet e ardhshme. Është shumë e rëndësishme t’i bashkohemi fitores së Partisë Socialiste në të gjithë vendin, të votojmë që investimet madhore të vazhdojnë edhe në trevën tonë, të mbështesim reformat jetike, të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve dhe të vendit. Pas 25 prillit ne do të jemi së bashku për të bërë punë më të mira për çdo banorë të Matit. Kryetari ynë i bashkisë dhe deputetja do të jenë zëri i çdo matjani në Kuvend dhe Qeveri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here