Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agron Malaj në mbyllje të fushatës në Burrel: “Votoni Altin Bojnin, njeriun e punës dhe të zhvillimit”

21:46 / November 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 9 nëntorit, deputeti i Partisë Socialiste, Agron Malaj, zhvilloi takime elektorale me zgjedhës të Lisit dhe Lagjes së Re, Burrel.

Në një atmosferë entuziazmi, Malaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin socialist për Bashkinë Mat, Altin Bojnin, duke theksuar se ai përfaqëson garancinë për vazhdimësinë e punës dhe zhvillimit në këtë zonë.

“Ju ftoj që më 9 nëntor të votoni Altin Bojnin, sepse ai ka treguar se është një drejtues i aftë, me vizion dhe përkushtim për Matin. Ai do të çojë përpara jo vetëm investimet e nisura, por do të realizojë edhe dhjetëra projekte të reja që do t’i japin bashkisë një tjetër ritëm zhvillimi,” u shpreh Malaj.

Deputeti, i cili për gjashtë vite drejtoi Bashkinë Mat, theksoi se falë mbështetjes së qeverisë Rama dhe punës së palodhur, kjo trevë ka njohur ndryshime të prekshme.

“Ne nuk vijmë me premtime boshe apo mashtrime, por me projekte konkrete për progresin e çdo fshati dhe qytetit. Bojni ka mbështetjen e qeverisë Rama, ka mbështetjen time, dhe mbi të gjitha ka fituar besimin e matjanëve,” shtoi ai.

Qytetarët e pranishëm u shprehën të vendosur që të dielën të votojnë masivisht për kandidatin socialist Altin Bojni, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për të çuar përpara zhvillimin e Bashkisë Mat.

578792235 10238686212246874 7988212614086349288 n

Agron Malaj altin bojni BURREL Fushate mbyllje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.