Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD. Ai thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Kandidimi im s’është një përpjekje për të marrë një post por fillimi i ndryshimit të PD. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër. Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores. Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i PD, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.