Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Agron Tufa i publikoi dënimet me vdekje, reagon Braho: Vrasës me pagesë dhe shkrimtar leshi

15:24 / April 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron tufa dhe spartak braho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë më parë, Drejtori i ISSK-së, Agron Tufa ka publikuar një dokument, përmes të cilit hodhi akuza të forta mbi deputetin socialist Spartak Braho, se në kohën e komunizmit, ai ka dhënë dënim me vdekje për një person.

Ndërkohë që në një intervistë për gazetën “Dita”, Spartak Braho e ka quajtur Agron Tufën dhe shkrimtarin Gazmend Kapllani si “vrasës me pagesë”.

“– Po. Vrasës me pagesë janë. Pa thonjëza. Pavarësisht se ata nuk e përdorin koburen, pasi u është lagur baruti me kohë e me vakt. Po ata luajnë rolin e vrasësve me pagesë, falë kësaj lirie që kanë fituar. Dhe ky është një abuzivizëm me brirë…”, thekson ai

Braho replikën e tij e quan Kapllanin dhe Tufën si “shkrimtarë leshi”.

“Shkrimtarë leshi. Nuk i njohin as në fshatin e tyre dhe pretendojnë se janë më të mëdhenj se Agolli dhe Kadareja. Lexova reagimin e Kapllanit dhe vura duart në kokë. Ai nuk di të shkruajë shqip. Është një injorant tipik. E shkruan shqipen me 33 germa dhe me gabime të tmerrshme logjike. Nuk po merrem me logjikën e tij prej idioti për historinë, po me atë që ai pretendon se është. Gazeta që e ka botuar reagimin e tij ka bërë shumë mirë që e ka botuar të pa redaktuar, që lexuesit ta kuptojnë se me çfarë idioti kanë të bëjnë… Ky Kapllani duhet penalizuar edhe për masakrimin e gjuhës shqipe, pa hyrë në idiotësirat e tjera të tij”, thekson Braho.

Ndërkohë që në statusin e publikuar nga Agron Tufa dhe që shoqërohej me dokumentin e kohës së komunizmit  thuhet se: “Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist për prerje kokash, ka dhëne dhe dënime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e mëposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhëne deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje”, shkruan Tufa bashkangjitur këtij dokumenti.

Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos: a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem; b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026

Rama jep lajmin: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

16:29 / July 9, 2026

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.