Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Agron Tufa: Tani që ika do e shihni çfarë gjërash rrënqethëse do them!

20:49 / December 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Argon Tufa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Argon Tufa në një intervistë për “Zërin e Amerikës” komentoi drejtimin e presidencës së OSBE-së nga Shqipëria.

Teksa iu citua se komponenti kryesor për përzgjedhjen e një vendi është ai human, ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit u shpreh se ky është një lloj paradoksi absurd, që nuk u bë faktike tani, por prej kohësh.

Pjesë nga intervista:

VOA: Zoti Tufa jemi në vitin 2019 dhe ironia është se pikërisht sot Shqipëria merr presidencën e radhës të OSBE-së ku një komponent është komponenti human. Çfarë mendimi keni?

Agron Tufa: Këto lloj paradoksesh të një rendi absurd unë nuk di se si kanë mundur të ngjasin. Por kjo gjendje nuk erdhi dhe u bë faktike e tillë tani. Ne nuk u përballëm me detyrat dhe detyra kryesore ishte eliminimi ose mënjanimi, spastrimi nga hapësirat publike të institucioneve, të legjislacionit, të drejtësisë, të trashëgimisë komuniste. Unë mendoj se ne nuk u përballëm dot atëherë kur duhej dhe si duhej me këtë trashëgimi, e cila të vetmen mënyrë sjellje ka pasur atë të përndjekjes, kërcënimeve, pushkatimeve e të gjenocidit siç i kam studiuar unë këto 8 vite në dokumentet e dosjeve të arkivave të cënimit të shtetit.

Më tej Tufa tha se tashmë pas largimit do të ketë mundësi më të mëdha që të flasë dhe të tregojë të vërteta rrëqethëse. Ai theksoi se në Policinë e Shtetit ka persona me begraund të zi.

“Unë besoj se do të kem mundësi të tjera, jo drejtpërdrejtë shtetërore, por do të jem nga disa pikëpamje më i lirë për të thënë të vërteta rrëqethëse dhe të troçta, se si institucionet më të larta që nga ato ligjvënëse deri tek ato të ndjeshmërisë së veçantë si SHISH apo Policia e Shtetit janë të mbushur plot për plot me njerëzit me begraundin më të zi”, u shpreh Tufa.

Agron Tufa Zërin e Amerikës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.