Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League, por kjo nuk ka bërë të mundur që të qetësohen polemikat ndaj kësaj skuadre.

Goli i Stërling në pjesën e pare mjaftoi për “citizens” që të mundin Arsenalin dhe të marrin një fitore të rëndësishme më tepër për moralin se sa klasifikimin. Këtë herë polemikat u krijuan nga një gjest i Aguerros.

Ai protestoi te gjyqtarja anësore për një rivënie, por ajo refuzoi ta jepte, duke menduar se ishte në favor të Arsenalit dhe se ishte pikërisht Aguerro që e preku i fundit. Lojtari argjentinas nuk protestoi gjatë, por në largim e sipër i vuri dorën në qafë gjyqtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here