Përmes një qëndrimi të gjatë dhe shpjegues, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë se një ditë letrat e vërteta do dalin. Po ashtu deputeti thotë edhe se ka marrë kërcënime. “Kam marrë kërcënime (i kam me screenshot e me zë ndoshta), madje së fundi dhe një mesazh triumfi si mirëseardhje. Nëse do ta meritoj, sigurisht që do ndodhi, po jo përpara se e vërteta të marri rrugë e dritë. Shpresoj të dalin sa më shumë shkresat e letrat e mia, si ajo ato që BIRN nxorri dje, që qytetarët të kuptojnë (aq sa mundet) që puna “e fytyrës së ngrysur” ka qenë në interes të publikut”,-shkruan Ahmetaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment