Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ahmetaj konferencë të përbashkët për shtyp me ministren gjermane Anna Luhrmann: I kemi përmbushur detyrat, shpresojmë hapjen formale të negociatave me BE

10:45 / January 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 4 1 647x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv. kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren Gjermane për Europën dhe Klimën, Anna Luhrmann.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrat për hapjen e negociatave dhe shpreson që procesi të mos minohet nga aktorë të tretë.

Sipas Ahmetajt, Shqipëria ka nevojë për hapjen formale të negociatave, për të treguar dhe te gjenerata e re se shpejt do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Vizita e ministres në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri është e treta pas Parisit dhe Brukselit, janë sinjal tejet domethënës që qeveria e re gjermane i vendos te integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor e me theks të veçantë te Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ndava me ministren shqetësimin që kryeministri Rama dhe qeveria kanë për vonesën për hapjen formale të negociatave me BE. Shqipëria vijon të referojë një mbështetje në të gjitha sondazhet për procesin e integrimit. Në emër të kryeministrit dhe qeverisë i shpreh keqardhjen ministres se ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë. Nuk ka asnjë vend anëtar të BE që të ngre një problematikë me Shqipërinë që pengon hapjen formale të negociatave.

E megjithëse Komisioni ka 3 vite rresht që konfirmon se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë, akoma besoj që në 6 muajt e ardhshme të kemi hapjen formale të negociatave. Sigurisht ashtu si KE e ka vlerësuar, hapja e negociatave është bazuar në meritat individuale ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat. Grupi negociator punon çdo ditë. Unë në këtë këndvështrim e ndava me ministren falenderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani perëndimor të mos lihet si një vakum e mundësi të lojërave të aktorëve të tretë që nuk ndajnë të njëjtat parime si partnerët tanë strategjikë. Dua të theksoj se falë procesit të Berlinit, ne dëshirojmë të krijojmë një treg me 20 mln konsumatorë në favor të qytetarëve, e sipërmarrjeve të Shqipërisë.

Sigurisht që nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë. Kjo është e rëndësishme. Falenderova ministren për ekspertizën që na kanë ofruar. Duke folur për procesin e integrimit Evropian ndava me ministren rëndësinë në dy elementë të rëndësishëm. Pikë së pari është sinjali për të rinjtë e Shqipërisë dhe Ballkanin Perëndimor. E dyta, po kaq e rëndësishme është vetë procesi i integrimit është reforma të thella sektoraiale. Pra në çdo sektor të jetës së vendit. Këto elementë e bëjnë t përfshijnë të gjitha arsyet, e bëjnë këtë proces strategjik”, tha Ahmetaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drafti për ndarjen e re të bashkive – Martin Leka: Protestat në bashkitë e vogla nxiten nga kryetarët që humbin pushtetin

17:11 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes!

14:30 / August 3, 2026

Refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh për Hashim Thaçin, i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

14:08 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.