Të majtë e të djathtë janë bërë bashkë sot në një konferencë me temë “Sfidat e Nato përballë teknologjisë”.
Në këtë takim asistuan e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, apo aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë për çështjet e sigurisë, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, si dhe përfaqësues të opozitës, PD e LSI, e cila prej shkurtit ka djegur mandatet dhe ka dalë nga parlamenti.
Kështu, sot janë parë të ulur në një tryezë kryeparlamentari Ruçi me kreun e PR, Fatmir Mediu, apo ish ministri Arben Ahmetaj me nënkryetarin e PD, Edi Paloka me ish-ministren Klajda Gjosha, apo Arta Dade me ish ministrin e PD, Ritvan Bode etj.