Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Ai është Gangsteri Shqiptar”, NYT shkruan për John Rezajn

13:32 / April 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
john ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një regjisor i ri që kërkonte të bënte një film të quajtur “Albanian Gangster” (Gangsteri shqiptar) shkon në Bronx për të gjetur histori të jetës reale, ku rastësisht takohet me 49-vjeçarin shqiptar John Rezaj.

Rezaj, ishte vetëm 6 vjeç kur përfundoi në Bronx, pasi familja e tij ishte arratisur nga malet nga Shqipëria në vitet ‘70, në një udhëtim që ai e quan të vështirë, dhe bëhet emocional kur e tregon. Dhe më pas rrëfen jetën në Bronx, në lagjen e gangsterëve.

Prestigjiozja New York Times shkruan për historinë e shqiptarit dhe filmin, e regjisorit Matthew A. Brown. Sipas NYT, të dy u takuan rastësisht në një lokal shqiptarësh, ku folën mbi kohët e vjetra në këtë lagje. Nga kjo bisedë, Brown nisi të ndërtojë historinë mbi gangsterin shqiptarë. Një ditë ai i kërkon Rezajt të luajë rolin kryesor.

jiohn rezaj

Tani filmi ka mbaruar dhe po bën xhiron e botës. Rezaj nuk kishte qenë kurrë aktor, nuk kishte bërë trajnime për këtë, dhe papritur e gjen veten në industrinë e filmit.

NYT përshkruan jetën e Rezaj në botën e gangsteërve. Ishte vetëm 15 vjeç kur u përball me botën e krimit. “Duhet të bëhesh dikush tjetër për të mbijetuar. Unë u bëra çfarë kërkonte rruga”, ka thënë ai.

jjjj

Në moshën 20-vjeçare u përfshi në një sherr me një punonjës poste, të cilin e gjuajti me shkop bejzbolli. Për këtë rast ai bëri 4 vite burg. “Ditë Gladiatori për mua”, thotë Rezaj. E kur u pyet për bandat kriminale shqiptare të Bronx-it, 49-vjeçari nuk rrëfeu nëse ishte i përfshirë por duke folur në përgjithësi tha “Duhet të dalësh nga ajo lloj jete. Jashtë nga këtu, mbrojtja ndaj vetes time nuk mungon. Unë jam i njohur në këtë qytet. Ka njerëz që nuk më kanë qejf. Shumë gjëra nga e shkuara, thjesht nuk zhduken”.

Sot, Rezaj jeton me nënën e tij në Westchester County. Është shofer për Uber. U njoh me regjisorin Brown kur ky i fundit u intigrua nga historia e gangsterëve shqiptarë pasi lexoj për rastin e Alex Rudaj (kreu i një grupi kriminal shqiptar në SHBA), dhe kishte nisur të pyeste nëpër lagje. Historitë e John, që njihet dhe me nofkën J.R sollën dhe skenarin e filmit. “Albanian Gangsters” u xhirua për 12 ditë në Bronx, Queens dhe Brooklyn, dhe tregon historinë e Leon (John Rezaj), një ish “lojtar” i krimit të organizuar i cili fiksohet me vrasjen e një informatori që e dërgoi atë në burg kur sihte i ri, pasi kishte dhunuar një burrë në një lokal.

Gajtë filmit 81 minutësh Leon bëhet i pandjeshëm brenda një vorbulle konjaku dhe kokaine, duke u sjellë si vrasës në dhomat e paraburgimit në rrugë me një pistoletë gjithmonë gati. Aftësia e Rezaj për të shpërthyer me zemërim ndaj një provokimi qoftë dhe më të vogël teksa është në rol, është reale.

“Mund ta bëjë këtë kurdoherë. E vetmja gjë e vështirë në këtë punë ishin orët e përsëritjes”, thotë ai. Rezaj i urrente dublat. “Ishte gjëja më e keqe që dëgjoja”, vijon më tej rrëfimin për New York Times.

jajajaj

Por në fund të filmit, regjisori Brown dhe Rezaj patën mosmarrëveshje për titullin e filmit. “Nuk më pëlqeu fare. Po gjykohem nga ai titull”, thotë Rezaj.

Regjisori Brown reagon duke thënë “Shqiptarët nuk do e pëlqejnë aq shumë, por kushdo tjetër e do”.

Filmi quhet “Gangsteri shqiptar”, përfundon shkrimi i NYT.

Albanian gangster Gangsteri shqiptar John Rezaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bebe Rexha triumfon si artiste e pavarur, “New Religion” ngjitet në Top 50 të Spotify

23:00 / November 6, 2026

Sabiani dhe Keisi në një rrëfim ndryshe në “Live me Luizin”, këngëtari flet për dy familjet e tij

22:41 / November 6, 2026

Nga Akademia e Arteve në Tiranë te biznesi në Itali, kush ishte Bashkim Rushani që vdiq në aksidentin tragjik në Leçe

21:18 / November 6, 2026

Xheneta Fetahu “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “Nuk kam pranuar të më shesësh te shokët e tu në Spanjë”

20:38 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.