Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Air Albania” anulon fluturimin, kombëtarja kuqezi rrezikon ndeshjet e planifikuara ndaj Turqisë

22:19 / November 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
air albania
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot (të mërkurën) në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, e prekur dhe penalizuar rëndë pas këtij incidenti.

Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila ishte nisur drejt Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore të planifikuara prej kohësh, në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Ky anulim i pashpjeguar, po sipas FSHF-s, ka prishur tërësisht programin e ekipit përfaqësues, teksa futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht, pasi u lanë në pritje pa asnjë njoftim dhe pa asnjë zgjidhje alternative nga kompania ajrore.

Sakaq, zyra e “Air Albania”-s në aeroport ishte e mbyllur dhe numrat e telefonit të kompanisë ishin të fikur, me qytetarët që nuk kishin asnjë mundësi ku të kërkonin ndihmë apo asistencë.  Situata e krijuar rrezikon seriozisht zhvillimin e këtyre ndeshjeve, duke vendosur në pozitë të vështirë jo vetëm Kombëtaren, por edhe Federatën Turke të Futbollit, e cila ka pritur ekipin shqiptar sipas planit, bëjnë me dije burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Anulimi i fluturimit, pa shpjegim dhe pa ofrim alternativash të menaxhuara siç kërkojnë standardet ndërkombëtare të transportit ajror, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin dhe përgjegjësinë e kompanisë “Air Albania” ndaj pasagjerëve të saj. Rasti i sotëm tregon se mungesa e komunikimit dhe improvizimi në situata të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt sportin, institucionet dhe qytetarët që mbështeten te udhëtimet ajrore për detyrime zyrtare ose personale.

Ndërkohë që FSHF bën me dije se ekipi kombëtar i vajzave do të niset paraditen e së enjtes me një tjetër linjë drejt Stambollit.

air albania anulon fluturimin kombetarja Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.