Ato persona të cilët e kalojnë mbrëmjen duke kontrolluar telefonat e tyre apo dhe rrjetet sociale, mund të vuajnë nga çrregullime neurologjike. Në këtë përfudnim ka dalë një studim i Universitetit të Glasgovv.
Sipas këtij të fundit, ata që qëndrojnë tërë kohën “të lidhur pas teknologjisë” do të ndjehen të palumtur dhe të vetmuar.
Ka një orë të caktuar kur telefonat duhen fikur, dhe ajo është ora 22:00. Një situatë e tillë nuk vlen vetëm për studentët të cilët kanë sezon provimesh por për të gjithë ne.
Me zhvillimin e smartphone-ve dhe teknologjisë, dëmet fizike e psikologjike janë përhapur bindshëm. Në këtë studim, morën pjesë 91 mijë persona. Ato ishin kryesisht të moshës së mesme, meshkuj dhe femra. Ato u pajisën me sensorë për ritmet e tyre të zgjimit dhe të gjumit.
Ajo që habiti studiuesit ishte që midis këtyre njerëzve, kishte edhe persona të ilët zgjoheshin qëllimisht natën nga gjumi për të kontrolluar rrjetet sociale apo kompjuterat personalë.
Studimi i mëshonte faktit se të tillë persona, kishin mundësi më të theksuar që të vuanin nga depresioni, në krahasim me personat e tjerë.
Ndërkohë, personat të cilët nuk i fikin kurrë smartphone-t e tyre, rezultonin më të palumturit. Niveli i mirëqenies së tyre ishte rreth 9% më pak në krahasim me ata persona të cilët e fiknin celularin më herët.