Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale u ka bërë të thirrje të rinjve të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, ku tashmë mund të ndjekin programin e masterit për sigurinë kibernetike.
Rama thekson se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë të specializohen dhe të thellojnë njohuritë në fushën e Sigurisë Kibernetike.
Kreu i qeverisë nënvizoi se ky është një program i niveleve bashkëkohore që ndjek standardet e NATO-s.
Akademia e Forcave të Armatosura, Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë ofron për herë të tretë në vitin akademik 2023-2024, programin e ciklit të dytë të studimeve, Master Profesional: Siguri Kibernetike në Fushën e Mbrojtjes (Cyber Defence)
Ky program studimi ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve ushtarakë dhe civilë, të cilët do të përfitojnë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuri mbi bazat teorike dhe ti aftësojë me praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë kibernetike të sistemeve të mbrojtjes, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.
Kliko linkun e mëposhtëm dhe merr gjithë informacionin e detajuar.
