Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akademia e Shkencave vë në lupë punonjësit shkencorë: Sillni CV-të

18:33 / December 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683307421 42 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Akademia e Shkencave vë në lupë të gjithë punonjësit shkencorë të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Një vendim i datës 19 dhjetor që mban firmën e Skënder Gjinushit, de facto, do të vendosë se cilët nga punonjësit shkencorë do t’i rrinë kostumit të qepur nga Akademia e Shkencave, në kuadër të shkrirjes së miratuar me VKM.

Sipas vendimit me numër protokolli 918, Gjinushi autorizon ngritjen e dy komisioneve që do të marrin në shqyrtim punonjësit shkencorë. Komisioni i parë, i përbërë nga Adem Bunguri, Aleksandër Dhima, Marenglen Verli dhe Paskal Milo do të vendosë për punonjësit shkencorë të Institutit të Arkeologjisë dhe Historisë.

Një tjetër komision, i përbërë nga Ethem Likaj, Afërdita Onuzi, Josif Papagjoni dhe Valter Memisha do të vendosë për punonjësit shkencorë të Instituteve të Gjuhësisë, Letërsisë, Antropologjisë dhe Qendrën e Enciklopedisë.

Sipas vendimit, kërkuesit shkencorë duhet që deri në datën 23 dhjetor të dorëzojnë pranë komisioneve vlerësuese, një CV, një listë të botimeve të tyre shkencore, pasqyrën e veprimtarisë së katër viteve të fundit dhe nëse komisioni e sheh të arsyeshme në raste të veçanta do të zhvillojë edhe intervista pune, çka sugjeron se të gjithë janë tashmë të pasigurt.

Vetëm tri ditë më pas, më 26 dhjetor, komisionet do t’i dorëzojnë vlerësimet Gjinushit, kreu i Akademisë dhe Memishës, rektor në detyrë i Albanologjisë.

Vendimi i Gjinushit lë të paqartë, së pari ku bazohet pasi nuk ka një VKM që sqaron ristrukturimin e instituteve albanologjike në njësi, dhe së dyti, se cili është fati i punonjësve shkencorë pas vlerësimeve e komisioneve. Vendimi po aq sa i hap udhë shkrirjes, edhe vë në teh të thikës lirinë akademike, për të cilën, vkm-ja që i jep akademisë institutet u pa me kritika që në krye.

akademia e shkencave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.