Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

AKB: Vetëm 27% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën, të paktën një herë

14:53 / October 25, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1707581572xqeveria e kosoves 7 340
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANË- Aleancës Kosovare të Bizneseve ka nxjerr disa të dhëna për turizmin mes Kosovës dhe Shqipërisë.  Sipas AKB vetëm 27% e qytetarëve të Shqipërisë kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ndërsa numri i qytetarëve të Kosovës është trefish më i madh. Kosova dhe Shqipëria kanë një dallim të madh kur bëhet fjalë për turizmin, pasi vetëm 27% e qytetarëve kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ndërsa numri i kosovarëve është trefish më i madh. Këto statistika i ka bërë të ditur kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.

“Sipas disa analizave që ne i kemi bërë në Kosovë rrehet 67% të qytetarëve të Kosovës, kanë qenë së paku një herë në Shqipëri, ndërsa sipas të njëjtave analizave diku 27 apo rreth 28% të qytetarëve të Shqipërisë kanë qenë të paktën një herë në Kosovë, ose kanë kaluar transit”, ka thënë Shahini në  “Alert” në Radio Prishtina.

Ai ka përmendur edhe  ndërtimin e “Autostradës së Kombit”, si të arriturën më të madhe pas pavarësisë së Kosovës, ndërsa tha se kjo ka ndihmuar shumë në shkëmbime tregtare dhe turizmit mes dy vendeve.

“E arritura më e madhe pas pavarësisë së Kosovës, është investimi në autostradën e Kombit, kjo ka lehtësuar rritjen e shkëmbimeve tregtare por edhe lëvizjen e qytetarëve”.

Ditë më parë Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë kanë mbajtur takimin e parë me temë: Rritja e tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri si mundësi e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik.

Në këtë takim i është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të takohen dhe të bisedojmë për 100 marrëveshjet e nënshkruara, me qëllim të rritjes së ekonomisë të dyja vendeve. Aty ishte bërë me dije se mbi 600 biznese nga Kosova ekzistojnë në Shqipëri.

“Misionet tona të përbashkëta janë për të bërë biznes të ndershëm dhe prodhim cilësor. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë prej tyre janë lënë në harresë. Andaj ftoj dy qeveritë që të rrisin ekonomin kombëtare. Rruga e kombit e ka lehtësuar qarkullimin e lirë të qytetarit mallit dhe kapitalit. Kosova dhe Shqipëria duhet të konsolidohen”.

Kurse në një publikim të bërë nga Agjencia e Statistikave për muajin korrik ishte treguar se  Kosovën e kanë vizituar më pak shtetas të huaj në korrik 2024 sesa një vit më parë. Në total gjatë korrikut ishin 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania dhe Turqia.

Nga këto të dhëna është treguar se në Kosovë gjatë korrikut ka pasur më pak vizitorë të huaj sesa në kohën e njëjtë të vitit të kaluar. Dallimi mes korrikut të këtij viti dhe korrikut të vitit të kaluar është për 18 për qind më pak vizitorë të huaj.

“Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2023) ka ulje të vizitorëve për 18.1%”.

ASK ka treguar se edhe ata qytetarë që vijnë në Kosovë, nuk janë nga shtete shumë të largëta, pasi që numri më i madh është nga Shqipëria dhe Gjermania.

“Në total 38 126 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra”.

Shifrat tregojnë se nëpër hotelet e Kosovës gjatë korrikut të këtij viti kanë qëndruar 57 mijë qytetarë, deri sa vitin e kaluar në kohën e njëjtë ishin mbi 71 mijë.

“Në Korrik 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 57 447, prej tyre 33.6%, ishin vendorë dhe 66.3% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Korrik të vitit 2023 (sa ishin 71 341 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 19.5%”./ Monitor

akb Kosove Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.