Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

AKMC mbledh Komisionin Teknik Këshillimor, Çako: Bashkojmë forcat kundër zjarreve, jemi në gatishmëri 24/7!

14:57 / July 7, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cako1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Agjencinë  Kombëtare të  Mbrojtjes Civile u mblodh Komisioni Teknik Këshillimor për masat ndaj sezonit të zjarreve.

Komisioni u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së Haki Çako dhe nga përfaqësues të strukturave që kanë përgjegjësi në fushën e mbrojtjes civile.

Gjeneral brigade Razije Mehmeti, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Cara, drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Skënder Brataj, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, si dhe Dhimitraq Ziu, drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në DPPSH, folën mbi gatishmërinë për mbështetje tokësore dhe ajrore, kapacitetet logjistike dhe ndërhyrjet në mbështetje të strukturave vendore.

Gjatë mbledhjes u analizua situata e krijuar nga temperaturat e larta dhe u vlerësua angazhimi i strukturave vendore, rajonale dhe qendrore në menaxhimin e zjarreve.

Drejtori i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako, bëri të ditur se nga data 22 qershor deri më sot janë regjistruar 160 zjarre në të gjithë vendin.

“Ditët e para të muajit qershor dhe të muajit korrik, me temperatura të konsiderueshme kanë vënë në provë dhe në test, një angazhim të strukturave vendore, rajonale, por edhe kombëtare, të cilat janë suportuar nga të gjitha strukturat që janë prezent këtu, sikurse janë Policia e Shtetit, Mbrojtja nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forcat e Armatosura, Urgjenca Mjekësore dhe njësi të tjera, të cilat janë në mbështetje me menaxhimin e këtyre zjarreve. Më duhet të theksoj se gjatë periudhës 22 qershor deri në ditën e sotme janë evidentuar dhe regjistruar 160 zjarre, nga të cilat 127 raste në sipërfaqe me bimësie, shkurre, ferra, pyje dhe mbetje urbane dhe 33 raste kanë qenë zjarre urbane, të cilat janë menaxhuar nga Mbrojtja nga Zjarri dhe nga Shpëtimi ” , u shpreh Çako.

Çako nënvizoi se Qeveria Shqiptare vijon të investojë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes civile, përmes fondeve të kushtëzuara dhe mbështetjes së prefekturave, ndërsa theksoi se suksesi në përballimin e zjarreve kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, duke theksuar se sinjalizimi i hershëm mbetet një element kyç për ndërhyrje të shpejtë dhe efektive.

“Duke dëshiruar edhe njëherë të përcjellim mesazhin për të gjithë strukturat dhe për të gjitha njësitë e Pushtetit Vendor dhe për komunitetin, dëshiroj të theksoj se të gjitha kapacitetet e strukturave operacionale përbën vëmendjen absolute të Qeverisë Shqiptare me investime dhe me vlerësime të fondeve të kushtëzuara, por edhe me angazhimin e Prefekturave, do të vazhdojë të menaxhohet hap pas hapi duke dashur të sjellim edhe mesazhin se i gjithë ky kontribut i të gjithë strukturave dhe të gjitha kapaciteteve tona është i pavlefshëm pa një bashkëpunim, pa një reagim, por edhe një paralajmërim të hershëm i të gjithë komunitetit. Qendra Kombëtare e  Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile është në gatishmëri 24/7, në komunikim dhe në koordinim intensiv me të gjitha qendrat dhe operatorët kryesorë të të gjitha strukturave operacionale, qofshin ato të Policisë së Shtetit, Urgjencës Mjekësore, të Mbrojtjes nga Zjarri e Shpëtimi dhe Forcat e Armatosura” , u shpreh Çako.

AKMC ndjek situatën në kohë reale përmes Qendrës Kombëtare Operacionale dhe komunikimit të vazhdueshëm me strukturat vendore.

Monitorimi çdo minutë  për situatën e zjarreve në vend mbështetet në kohë  reale nga informacionet nga terreni, prefekturat, bashkitë, MZSH, FA, Policia, Urgjenca, si dhe në sisteme të vëzhgimit dhe parashikimit të riskut.

AKMC përsërit apelin drejtuar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe risk të shtuar për zjarre. Çdo zjarr i ndezur në natyrë, çdo djegie mbetjesh, barishtesh apo materialesh të tjera mund të përhapet me shpejtësi dhe të kthehet në rrezik për jetë njerëzish, banesa, pyje, kullota dhe mjedisin. Njoftoni menjëherë strukturat vendore, shërbimin zjarrfikës, Policinë e Shtetit ose numrat e emergjencës në rastet kur shikoni zjarr. Parandalimi dhe raportimi në kohë shpëtojnë jetë dhe mbrojnë pasurinë e përbashkët.

akmc cako komision mbledh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

SPAK çon për gjykim katër shtetas spanjollë për pastrim parash, sekuestrohen pasuri në Dhërmi

15:04 / July 7, 2026

Protesta e 4 korrikut dhe incidentet e dhunshme në komisariatin 3/ një i arrestuar, 7 nën hetim dhe 4 në kërkim

14:09 / July 7, 2026

Kryeministri Rama inspektim në stadiumin e koncertit të Kanye West: 60 mijë spektatorë nga 80 shtete në eventin më të madh muzikor

14:03 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.