Ish-partnerja e reperit të njohur shqiptar Stresi, Keisi ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur për marrëdhënien e saj me këngëtarin, duke zbuluar se ata nuk janë ndarë akoma ligjërisht. Pavarësisht se çdo gjë mes tyre ka përfunduar, Keisi, e cila aktualisht banon në Kanada deklaroi se kjo ka ndodhur ngaqë ajo s’ka qenë në Shqipëri dhe se nuk e kanë pasur urgjente.
“Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Herë pas here flas dhe me familjen e tij.”, deklaroi Kesisi duke shtuar se divorci është shtyrë pasi asnjëri nuk ka qenë në Shqipëri.
“Duhet bërë por unë duhet të vij që të jem present se dhe ai ka qenë jashtë shtetit. Është diçka që nuk e kemi pasur me shumë urgjencë.”, vijoi më tej ish partnerja e reperit. Ajo komentoi gjithashtu edhe lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se punon në një klub nate, për të cilat ka reaguar ditët e fundit dhe Stresi.
Keisi tha se punon në bankë dhe mban një tjetër punë të dytë si kamariere në një lounge. Ajo shtoi më tej se ka mbetur e habitur me atë që ishte shkruar për të pasi asnjëherë nuk ka mohuar punën që bën.
