Një sërë zonash në vend janë përfshirë ngareshje të dendura bore ditët e fundit duke shkaktuar vështirësi në disa akse rrugore. Për këtë arsye, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se reshjet e borës kanë përfshirë juglindjen e vendit shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C❄️,. Gjithashtu probleme hasen në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura.
Një paralajmërim për drejtuesit e automjeteve vjen edhe nga policia rrugore, e cila bën me dije se shoferët duhet të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë dhe të jenë të pajisur me goma dimërore dhe me zinxhirë.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në Juglindje shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 °C❄️, në akset e Dajtit, në Veri në zonat malore dhe në Llogara ku reshjet kanë qenë të dendura.
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale 🚗 pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës 🦺
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan në postimin e saj ARRSH-ja.
