Aksi rrugor Orikum-Dukat po merr tërësisht një pamje të re çka do të ofrojë më shumë siguri dhe udhëtim me standarde për të gjithë përdoruesit.
Ministrja Belinda Balluku dhe Kreu i ARRSH-se inspektuan punimet dhe theksuan se për shkak të tipologjive të ndryshme të këtij aksi dhe urave të reja, ekipet e terrenit po punojnë në 4 fronte të ndryshme.
Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se ashtu sikurse By Passi i Vlorës, edhe aksi Orikum-Dukat do të hapet në fillim të sezonit turistik
Balluku nënvizoi se në fundjavë do kryhen më pak punime në mënyrë që mos të ketë ngarkesë për shkak të automjeteve të shumta që i drejtohen plazheve të jugut.