Tre mjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të kthesës së Grabjanit.
Si rezultat i përplasjeve automjeti tip Range Rover me targa AA 888OY ka humbur kontrollin dhe ka goditur tabelën elektronike të një karburanti.
Nga aksidenti drejtuesi i automjetit dhe një bashkudhëtare që udhëtonte në mjetin tip range Rover kanë marrë lëndime dhe janë nën kujdesin e mjekeve në spitalin e Lushnjes.
Goditja ka qenë tepër e fortë aq sa ka shkatërruar totalisht tabelën elektronike e cila fatmirësisht ka ruajtur mjetin duke mos e lejuar të përplaset me aparaturat e shpërndarjes së karburantit.
Ndërkohë drejtuesit e mjeteve të tjera të përfshira, një Audi dhe një furgon, janë pa dëmtime serioze. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i përplasjeve të mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovra të gabuara në paraklaim.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, që fatmirësisht nuk shkaktoi një tragjedi më rast të goditjes së pikës së karburantit.