Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier–Lushnje, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, ku janë përplasur një automjet tip Fiat dhe një Volkswagen.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të njërit prej mjeteve dhe pasagjerit.
Të plagosurit, njëri prej drejtuesve dhe djali i tij i mitur, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
