Pesë të rinj janë aksidentuar sonte në mbrëmje në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdove.
Të rinjtë të moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë ndërsa kanë dalë nga rruga. Njëri prej tyre është plagosur rëndë mdërsa katër të tjerë kanë marrë dëmtime dhe fraktura por janë jashtë rrezikut.
Pesë të rinjtë udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit. Dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur për shkak të motit të keq. Policia po heton aksidentin e ndodhur