Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, pasi në një helikopter ushtarak është rrëzuar pranë një fushe aviacioni në rajonin e largët lindor të Chukotka-s, ku si pasojë kanë humbur jetën të katër persona që ndodheshin në të.
Sipas mediave të huaja mësohet se në helikopterë ndodheshin 3 pjesëtarë të ekuipazhit dhe një teknik. Po ashtu Ministria e Mbrojtjes është shprehur se rrëzimi i helikopterit Mi-8 mund të ketë ardhur si pasojë e një defekti teknik.
Mi-8 janë helikopterë që përdoren për qëllime të ndryshme, të dizenjuar në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe që sot prodhohen nga Rusia. Ky model është një prej helikopterëve më të zakonshëm të Forcave të Armatosura Ruse.