Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një autobus me turistë është përplasur me degët e një peme të cilat janë zgjatur së tepërmi dhe kanë devijuar drejt rrugës.
Autobusi e ka patur të pamundur shmangien e pemës pasi në korsinë tjetër të rrugës ka qenë duke kaluar një kamion.
Kështu, si pasojë e lartësisë, autobusi është penguar te pema dhe e ka pasur të pamundur që të vazhdojë rrugën.
Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa pritet një vinç i madh që ta spostojë autobusin ndërkohë që pema duhet sharruar për të shmangur aksidentet e tjera.
