Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, e si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motori. Ende nuk bëhet e ditur identiteti i viktimës.
Policia e Shkodrës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
