Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak orësh në Elbasan, ku për pasojë një motorr është përplasur me një makinë, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i motorrit.
Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan – Metalurgjik ndërsa mësohet se ai është në gjendje kritike për jetën. Pas aksidentit, ai u dërgua menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.
Ndërkohë, policia po heton në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plota shkaqet e këtij aksidenti.