Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Librazhd- Prrenjas.
Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë automobilistike duke u rrokullisur rreth 100 metra në greminë.
Për pasoje drejtuesi i kamionit ka pësuar plagë të rënda. Ai është transportuar me urgjencë në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.
