Tetë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë shkatërruar pothuajse totalisht.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e qytetit.
Përplasja e fuqishme ka ndodhur në kryqëzimin tek rrugët “Eqrem Qabej” dhe “Agim Ramadani”.
“Rreth orës 02:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.