Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të premte në rrugën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldare.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Burime bëjnë me dije se ka një të vdekur dhe disa të plagosur. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.
Autoambulanca dhe dy zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.
Kujtojmë se një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur sot në vendin tonë në mëngjes. Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mu mbeti i vrarë Visar Meshi 35 vjeç dhe të lënduar dy të tjerë.
