Tre automjete janë përplasur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kakarriq ku të plagosur kanë mbetur drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe tre pasagjerë.
Sakaq, drejtuesit e dy mjeteve të tjera janë shoqëruar në polici për sqarimin e shkakut të aksidentit.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C., ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.
Drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
